Skandali me KSHZ-në, dorëheqjet e tetë anëtarëve në duart e deputetëve

Pas skandali me 9 rrogat të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni i cili ngjalli debat të ashpër në opinion si pasojë të së cilës tetë prej nëntë anëtarëve të KSHZ-së dje dhanë dorëheqje, tashmë është në duart e deputetëve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Dorëheqjet e dorëzuara nga anëtarët e KSHZ-së do të shqyrtohen në seancën e parë të Kuvendit.

Dorëheqje dhanë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, nënkryetari Rexhep Prekopuca, anëtari nga radhët e ekspertëve, Atanas Urumov, anëtarët Silvana Boneva, Sasho SërcevSubhi JakupiVioleta Duma dhe Igor Milev.

Në funksion mbetet vetëm anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija.

Dorëheqjet vijnë pas shumë reagimeve në opinion, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

Para disa ditëve në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së.

Dorëheqje u kërkua për:

  • Aleksandar Çiçakovski – kryetar
  • Rexhep Prekopuca – nënkryetar
  • Atanas Urumov – anëtar
  • Violeta Duma – anëtar
  • Igor Milev – anëtar
  • Sasho Sërcev – anëtar
  • Silvana Boneva – anëtar
  • Subhi Jakupi – anëtar
  • Ermira Asani Salija – anëtar

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button