Delegacioni i Maqedonisë do bëjë një shëtitje në Çikago për Samitin e NATO-s

U nis delegacioni i Maqedonisë për në qytetin amerikan Çikago në të cilin do të mbahet dhe evenimenti më i madh i aleancës veri-atlantike, Samiti i NATO-s. Presidenti Gjorge Ivanov është kryesues i delegacionit ndërkaq pjesëmarrës janë ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi, ministri i jashtëm Nikolla Poposki, ambasadori i Maqedonisë në NATO Martin Trenevski dhe ambasadori i Maqedonisë në ShBA, Zoran Jolevski.

Në kornizat e Samitit, delegacioni i Maqedonisë do të merr pjesë në takimin e caktuar për vendet anëtare në NATO si dhe për ato që marrin pjesë në misionin ISAF në Afganistan. Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në këtë takim.

Delegacioni i Maqedonisë do të zhvillojë shumë takime me përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s por një gjë nuk do të merr, ftesën e anëtarësimit në këtë aleancë. Tash më është e njohur se çështja e pazgjidhur e emrit me Greqinë do të sjellë dëshpërimin e radhës për Maqedoninë, ftesa do t’i jepet vetëm kur kompromisi me fqiun jugor të arrihet.

Në këtë Samit nuk do të flitet për zgjerimin e NATO-s ndërsa Greqia paralajmëroi dhe veto nëse paraqiten tendenca nga lobuesit e Maqedonisë për të diskutuar anëtarësimin e saj.  /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button