Të varet KSHPK!

Të kontrolloj, ndoshta kam bë lëshim: Vallë DIKUSH dëgjoi NDONJË reagim nga Komisioni Shtetëror për pengimin e korrupsionit ( KSHPK) për skandalet e shumta që çdo ditë po zbulohen në vend, lidhur me kuptimin politik dhe përshkrimin ligjor të këtij trupi shtetëror? Thanë diçka? Paraqitje? Iniciativë? Kumtesë? Së paku deklaratë? Deklaratë të vogël? Së paku ndonjë teshtimë, t’i themi “Shëndet”?!

Asgjë.

Nëse hyni në ueb faqen e tyre zyrtare (http://www.dksk.org.mk/), kumtesa e fundit është nga 19 shtatori ( mendim i detyrueshëm në lidhje me mandatin e qeverisë kalimtare blla-blla-blla…), ndërsa para kësaj – nga janari i këtij viti! Pra, në një nga periudhat më dramatike në historinë e demokracisë së Maqedonisë, ky trup hesht njëmbëdhjetë muaj ( në të vërtetë, shumë vite pas) dhe merret me heshtologji!

Në nenin 49, paragrafi1, nga Ligji për pengimin e korrupsionit, ka 14 pikë me përshkrimin e përkatësive ligjore të Komisionit me të cilin duhet të luftojë për pengimin e korrupsionit në vend. Asgjë nga kjo nuk bëhet.

Në nenin e ardhshëm nga Ligji, neni 50, në paragrafin 2, përcaktohet kompensimi mujor për punën e tyre. Vetëm këtë e bëjnë.

Këtë e tregoj nga dy arsye. E para, në shtetin tonë ka një sërë organesh dhe institucionesh të cilat, sipas ligjit, janë të obliguara të veprojnë për atë që me muaj po dërdëllisim në Fejsbuk, nëpër televizione dhe portale – nuk mundet me Maqedoninë të udhëheqin ambasadorë të huaj dhe organizata joqeveritare dhe aktivistë të tyre, madje edhe nëse janë më të mençurit në botë ( dhe ja, jemi!). E dyta, në mënyrë të ngjashme, nuk mundet një Zoran Zaev për çdo gjë të jetë përgjegjës në shtet – e pamë se deri ku arritëm kur dhe si e bënte këtë Gruevski. Kuptimi i rënies së asaj dregëze nuk është që dikush ta zëvendësojë atë, e ne të vazhdojmë të kruhemi; kuptimi është të fillojnë me funksionim institucionet kolektive të sistemit dhe të demokracisë ( nga Kuvendi e më poshtë), secili me integritetin dhe përgjegjësinë e tij, sipas ligjit.

Për shembull: sipas Ligjit për pengimin e korrupsionit, neni 47, pika 1: “Komisioni Shtetëror është i pavarur në kryerjen e punëve të përcaktuara me këtë ligj.” (Si KSHZ.)

E shprehur në mënyrë retorike, nëse komisioni nuk e kryen punën e vet, opinioni do të shndërrohet në turmë të zemëruar e cila për çdo ditë, duke kërkuar përgjegjësi, me të drejtë, do të shëtisë përreth me konop dhe do të kërkojë dru për varje. Kjo nuk është demokraci.

Në këtë pikë, megjithatë arrijmë deri te domosdoshmëria nga ende drurë për varje: kjo përbërje e KSHPK, ka kohë, shumë kohë që e ka humbur besueshmërinë për realizimin e autorizimeve të dhëna me ligj. Madje, nuk është e tepërt të thuhet se ata, në të vërtetë, janë pjesë e bashkëpunëtorëve në vjedhjen e shekullit në Maqedoni.

Nuk është për t’u habitur që, së paku për tani – PSP për ata nuk ka formuar lëndë ( nëse e ka, do të mund të quhej “ Spirihunca”), sepse ata, me të vërtetë, me siguri edhe nuk janë në bisedat e përgjuara. Njerëzit ASGJË, në plotkuptimin e fjalës, absolutisht asgjë nuk kanë punuar me vite, kështu që as që kanë për çfarë të merren vesh përmes telefonave.

Për këtë arsye, menjëherë pas dorëheqjes së Bonevës në KSHZ, në rend për dorëheqje kolektive duhet të jenë anëtarët e KSHPK! Propozoj që këtë ta drejtojmë presionin e opinionit, deri te dorëheqjet e tyre.

Nëse jo, ta lusim Grujon ta tërheq dorëheqjen?

BURIMI: CIVILALB.INFO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button