Inaugurohet rruga Dritan Hoxha në Tetovë

Më një ceremoni soleme ku ishin të pranishëm përfaqësues më të lartë të Top media Grup, deputet nga Shqipëria, Maqedonia këshilltarë komunl të komunës së Tetovës , ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku si dhe  qytetarë të shumtë, sot në mënyrë soleme u bë  shpalosja e pllakatës  së rrugës e cila tash më mban emrin e themeluesit të Top Media Grupit të ndjerit Dritan Hoxha.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti tha se komuna e Tetovës e vlerson lartë kontributin  e Dritanit të cilën e ka dhënë për shqiptarët kudo që ndodhen dhe për këtë arsye unë si kryetar komune me përkrahjen e këshillit komunl vendosëm që edhe kjo rrugë të mbajë emrin e themeluesit të Top Medias Dritan Hoxha.

Ndërsa bashkëshortja e  të ndjerit Hoxha Vjollca Hoxha  tha se kjo që ka bër komnuna e Tetovës sot është mirënjohja më e madhe për atë, dhe se vizoni i Dritanit ishtë  që të bëj një bashkim kulturor nëpërmjet një sinjali. Emrin e themeluesit të Top Medias e kanë edhe dy rrugë të tjera edhe atë një në Tiranë dhe një në Prishtinë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button