Kërcyen maturantët e Strugës

Në qendër të Strugës, në prezencën qytetarëve të shumtë, familjarëve dhe kureshtarëve, u zhvillua parada e kërcimit e qindra maturantëve të dy shkollave të mesme,,”Ibrahim Temo” dhe ”Niko Nestor” si dhe të shkollave të tjera private.

Maturantët kërcyen gjatë gjithë kohës së ceremonisë të veshur me bluza të veçanta nën vëzhgimin dhe duartrokitjet e të pranishmëve .Me fjalë rasti në këtë ceremoni u paraqit Xhemi Hajredin, shef i Sektorit për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Strugës, i cili theksoi se të rinjtë janë bartësit e zhvillimit dhe avangardës.

”Para syve kam rininë dhe ardhmërinë e Strugës, të lidhura me shpirtin e vallëzimit së bashku me të gjithë maturantët evropianë. Sot, pikërisht në ora 12, Ju, maturantë të nderuar do të vallëzoni bashkërisht me moshatarët tuaj nga Evropa, duke treguar në këtë mënyrë se jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe të popujve. Mosha juaj e re, entuziazmi dhe cilësitë që posedoni le ta udhëheqin këtë komunë dhe këtë shtet përpara drejt një ardhmërie më të mirë. Prandaj, të dashur maturantë, fitoni sa më shumë dijeni, udhëtoni në rrugën e dashurisë, bashkimit, tolerancës, respektimit dhe pajtimit, sepse Ju jeni ardhmëria e Komunës sonë. “përfundoi ,Xhemi Hajredini.

Pas mbarimit të kësaj ceremonie maturantët shqiptar nga shkolla ”Ibraim Temo” do të udhëtojnë në drejtim të Hungarisë dhe Austrisë në një shëtitje disa ditore ku njëkohësisht do të festojnë edhe maturën. Ndërsa maturantët e ”Niko Nestor” do të festojnë mbrëmjen e maturës në Strugë në kompleksin turistik ”Aqua Blu” në Strugë. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button