fbpx

USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrje

Universiteti shtetëror i Tetovës sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkpunimi me ndërmarrjet prestigjioze shqiptare për bashëkpunim.

Në një ceromoni soleme ku ishin përfaqësuesit e ndërmarrjeve Renova ,Dauti Komerc, Gemak,Shmeki Kompani si dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti rektori i USHT-së Agron  Reka nëshkroi këtë marrëveshje bashkëpunimi në të cilën ai tha se “Në frymën e këtij përcaktimi serioz, Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim me ndërmarrjet më prestigjioze në vendin tonë, siç janë: Gemak, Dauti Komerc, Renova, Shmeki Kompani, Frigo San, Alma M dhe Ekolog.

Marrëveshjet e lartpërmendura  parashikojnë realizimin  e disa aktiviteteve të ndësjella, siç janë: Kryerja e praktikës profesionale të studentëve në studimet deri në diplomim dhe pasdiplomike të Universitetit Shtetëror të Tetovës: Angazhimi i ekspertëve në procesin mësimor-shkencor në fakultetet dhe programet studimore të Universitetit tonë; Vënia në dispozicion e hapësirave të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në Tetovë, Shkup, Gostivar, Kumanovë, Dibër dhe Kërçovë, për nevojat e prezantimit të teknologjive, prodhimeve  dhe aktiviteteve të këtyre ndërmarrjeve.

”Ndërsa në emër të ndërmarrjeve foli biznesmeni Enver Maliqi i cili tha se “Sot sikurse asnjëherë më parë, ndjehemi të privilegjuar që nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universiteti  i vetëm në gjuhën shqipe ne vendin tonë. Ne e konsiderojmë një arritje të madhe këtë akt të sotëm, kur ne sot të gjithë së bashku ndërtojmë marrëdhënie institucionale me këtë vatër të dijes të arsimit të lartë ne Republikën e Maqedonisë.

”Pas kësaj ceromonie as Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe as rektori Reka nuk deshën të pronocohen për mediat për shkarkimet që po ndodhin kohëve të fundit në këtë universitet shtetëror.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close