fbpx

Jemen, 34 të vdekur nga epidemia e difterisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga difteria në Jemen është rritur në 34, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Jemen janë vërejtur 283 raste të dyshuara të difterisë, bëri të ditur OBSH në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se epidemia është vërejtur në 15 qytete të vendit.

Që prej tre vitesh, Jemeni është skenë konfliktesh midis forcave të presidentit Abdurabu Mansur Hadi të mbështetura nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite, në njërën anë, dhe lëvizjes Husi, në anën tjetër.

Krahas difterisë, Jemeni që nga prilli është përfshirë edhe nga epidemia e kolerës, nga e cila OBSH njofton se jetën kanë humbur dy mijë e 219 persona.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close