Të “dyshuarit” për dhunën e protestave para Gjykatës

Në Gjykatën penale të Shkupit deri më sot janë ftuar në pyetje 7 prej gjithsej 15 personave të cilët “dyshohen” për incidentet e protestave kundër aksionit “Monstër” të të premtës së kaluar.

15 personat dyshohen se gjatë protestave kanë marrë pjesë në incidente kur u lënduan dy vetë të ekipeve gazetareske dhe 6 policë. Në kallëzimin penal qëndron se kanë bërë veprën pjesëmarrje në turmë e cila ka shkaktuar vepër tjetër penale.

Nga Gjykata në Shkup informojnë se është dorëzuar ftesë për marrje në pyetje deri te edhe 8 të dyshuarit tjerë. Për veprën për të cilën është ngritur kallëzimi penal Kodi penal parasheh gjobë ose maksimum 3 vjet burg. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button