Hulumtohet nëse ka maltretime të të burgosurve nga rasti “Monstrum”

Po bëhen hulumtime nëse në burgun e Manastirit ka pasur maltretime të të burgosurve nga rasti “Monstrum”.

Pasi informata të tilla u paraqitën në opinion sot vizitë të burgut realizoi ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, i cili tha se do të ndërmerren masa ndaj kryerësve nëse vërtetohen shkelje të dispozitave ligjore.

“Kishte disa deklarata të avokatit të popullit, ka informata nga burgu në Manastir, por nuk ka deklaratë nga vetë të burgosurit që shpiejnë në këtë drejtim, thekson ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti.

Nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve thonë se rasti do të vëzhgohet prej së afërmi.
“Do të hetohen të gjitha njohuritë për shkelje nëse ka, theksoi Lidija Gavrilova, drejtoreshë e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve.

Paralajmërojnë se edhe në këtë rast do të veprohet në pajti  me ligjin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button