Pas skandalit tetë anëtarë të KSHZ-së dhanë dorëheqje, mbetet vetëm Salija e BESA-s

Anëtarët e KSHZ-së që vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva dhe Sasho Sërcev tashmë zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjen nga posti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Me dorëheqjen e Bonevas dhe Sërcevit, numri i dorëheqjeve në KSHZ arrin në tetë, raporton Portalb.mk.

Në funksion mbetet vetëm anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija.

“Nga dita e zgjedhjes e deri më sot, me vetëdije dhe me përgjegjësi dhe në pajtueshmëri me ligjin kam kryer funksionin tim. Javën e kaluar anëtarët e KSHZ-së u përballën me një lloj tipik të akuzave për korrupsion, të pabaza dhe njëkohësisht u përballëm me gjykime edhe pse punuam në mënyrë ligjore, se ne kemi qenë jonormal. Për shkak të këtyre arsyeve dhe për shkak të rruajtjes së integritetit njerëzor e dorëzoj këtë dorëheqje dhe ju faleminderoj për besimin e deritashëm”, thuhet ndër të tjerash në dorëheqjen e Bonevas, raporton Portalb.mk.

Përndryshe, Silvana Boneva në opinion u bë e njohur pasi që si anëtare e KSHZ-së ka keqpërdorur mjetet e transportit duke bërë që për një ditë të harxhojë 100 euro vetëm për lëndë djegëse apo rreth 9,700 denarë, këto para ajo i ka inkasuar gjatë periudhës kohore dhjetor 2015 – korrik 2016. Inkasimi i të hollave u bë pasi që u publikuan të dhënat e harxhimeve të saja, ngjashëm sikurse tash, kur u diskutuar shpërblimi i anëtarëve të KSHZ-së në vlerë prej nëntë pagave mujore.

Ndryshe, krahas Bonevas dhe Sërcevit, dorëheqje kanë dorëzuar edhe nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca, anëtari nga radhët e ekspertëve Atanas Urumov, anëtarët: Subhi Jakupi, Violeta Duma dhe Igor Milev si dhe kryetari, Aleksandar Çiçakovski.

Dorëheqjet vijnë pas shumë reagimeve në opinion, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

Para disa ditëve në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së.

Dorëheqje u kërkua për:

  • Aleksandar Çiçakovski – kryetar
  • Rexhep Prekopuca – nënkryetar
  • Atanas Urumov – anëtar
  • Violeta Duma – anëtar
  • Igor Milev – anëtar
  • Sasho Sërcev – anëtar
  • Silvana Boneva – anëtar
  • Subhi Jakupi – anëtar
  • Ermira Asani Salija – anëtar

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button