Vjedhje në fshatin Tenovë të Tetovës, 4.000 euro dëm

Persona të panjohur në periudhë mes 9-it dhe 16-it të këtij muaji kanë kryer vjedhje në shtëpinë e O.B. (67) nga fshati Tenovë të Tetovës, me çka nga valixhja kanë marrë kuletë me 2.000 euro, kurse nga komodinë në dhomën e gjumit pesë celularë, orë dore të praruar dhe transistor. 

Dëmi i përgjithshëm është afro 4.000 euro.

Nga policia e Tetovës informojnë se O.B. rastin e ka paraqitur me vërejtje se në atë periudhë janë kryer punë ndërtimore në shtëpinë dhe dyshon se është e mundur që atëherë të ketë ndodhur vjedhja.

Policia ka bërë hetim dhe punon në zbardhjen e rastit. /Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button