KRD: 7 ditë për A2 për të harmonizuar formatin

Këshilli për radiodifuzion i dha afat prej shtatë ditëve televizionit A2 që të harmonizojë formatin e programit në pajtim me licencës së marrë për punë.

Kjo do të thotë se A2 në këtë afat në programin e vet duhet të emetojë përmbajtje informative arsimore jo më pak se pesë për qind si dhe përmbajtje muzikore mbi 60 për qind të programit të përgjithshëm.

Këshilli për radiodifuzion kërkon që të emetohen pesë formate të ndryshme të përmbajtjeve programore.

Paraprakishtë në Këshillin për radiodifuzion u ftua edhe drejtuesi i A2 Toni Nikollovski prej të cilit anëtararët kërkuan përgjigje nëse A2 do të mund ta plotësojë formatin për të cilin është dhënë leje por edhe nëse televizioni do ta paguajë licencën më 11 qershor të këtij viti.

Prej sonte në frekuencën e A2 fillojnë lajmet dhe emisionet debative, ndërsa në projektin janë përfshirë edhe një pjesë e ish-gazetarëve të A1 por edhe gazetarë të shtëpive tjera mediale./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button