Rritje e turistëve të huaj në Maqedoni, Shkupi më i vizituar

Maqedoninë gjatë tetorit të vitit 2017 e kanë vizituar 55.244 turistë të huaj të cilët kanë realizuar 104.118 bujtje. Më i vizituar ka qenë Shkupi, të cilin e ka vizituar 26.190 turistë të huaj, më të numërt kanë qenë turistët nga Turqia, Greqia dhe Serbia.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës numri i turistëve të huaj është rritur për 21,1 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 15,4 për qind.

Në muajin e njëjtë numri i turistëve vendor ka qenë 22.535 turistë, të cilët kanë realizuar 61.630 bujtje. Numri i turistëve vendor dhe bujtjeve të realizuar nga ana e tyre është ulur për 5,3 për qind, gjegjësisht për 5,9 për qind.

Numri i përgjithshëm i turistëve në tetor arrin 77.779, ndërsa numri i bujtjeve 165.748.

Në periudhën janar-tetor të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i turistëve është rritur për 16,3 për qind, me ç’rast te turistët vendor ka rritje për gjashtë për qind, ndërsa te turistët e  huaj për 23,4 për qind.

Në periudhën janar-tetor të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 12 për qind edhe atë te turistët vendor ka rritje për 4,8 për qind, ndërsa te turistët  e huaj ka rritje për 22 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button