Anëtarët e KSHZ-së Prekopuca dhe Urumov dhanë dorëheqje

Nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca dhe anëtari nga radhët e ekspertëve Atanas Urumov, kanë dhënë dorëheqje, me çka numri i anëtarëve që shkojnë nga KSHZ arrin në gjashtë pasi doli skandali me ndarjen e bonuseve, njofton Portalb.mk.

Në funksion ngelin anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija dhe dy anëtarë të propozuar nga VMRO-DPMNE, Silvana Boneva dhe Sashko Sërcev.

Sipas informatave jo-zyrtare Boneva dhe Sërcev gjithashtu do t’i përgatisin dorëheqjet.

Dorëheqjet vijnë pas shumë reagimeve në opinion, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

Para disa ditëve në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button