RDK, kundër ndryshimeve të Ligjit për shtyllën e dytë të sigurimit pensional

Rilindja demokratike kombëtare përmes një komunikate në web faqen e tyre zyrtare shprehet kundër ndryshimeve të Ligjit për shtyllën e dytë të sigurimit pensional.

“Vendimi i Qeverisë së RM-së, që parasheh ndryshim të Ligjit për sigurim obligativ kapital financiar pensional, që kësaj jave kaloi leximin e parë, paraqet ndërhyrje shtetërore dhe përzierje në politikën investive të shoqatave pensionale të cilat me ligj janë themeluar për të administruar me paratë e të siguruarve pensional”- qëndron në komunikatë.

“Rilindja Demokratike Kombëtare konsideron se në rast se Kuvendi e voton një zgjidhje të këtillë në seancën e radhës, praktikisht ajo do të jep dritë jeshile për zvogëlimin e mjeteve të llogarive individuale të personave të siguruar. Ky deficit do të shkaktojë efektin psikologjik në treg, nga shkaku se shoqëritë do të duhet që doemos të shkurtojnë afatin, gjegjësisht deri në 15 janar të vitit 2013, t’i tjetërsojnë (shesin) euro-obligacionet dhe kjo do të shkaktojë presion në treg dhe sipas të gjitha gjasave do të shantazhohen nga blerësit eventual që t’i ulin çmimet me të cilin ulet edhe vlera e investimit pensional të qytetarëve në shtyllën e dytë.”

Nga partia e Rufi Osmanit kontestojnë edhe kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve.

“Rilindja Demokratike Kombëtare, konsideron se kjo zgjidhje ligjore është antikushtetuese dhe nëse ajo miratohet këtë do ta kontestojë Gjykata kushtetuese, nga shkaku se me të cenohet parimi kushtetues i lirisë së tregut dhe sipërmarrësisë.”

Lajme të ngjashme

Back to top button