Klinikat iu kanë borxh 25 milionë euro firmave private

Edhe pse borxhet e institucioneve publike shëndetësore kanë kapur çmimin e 25 milionë eurove dhe janë rritur për 100%, Ministri Todorov nuk ka vend për këtë problem në agjendën e tij të mbushur.

Borxhet e institucioneve publike shëndetësore janë dyfishuar në tre vitet e fundit, dhe deri në shkurt të këtij viti kapën shumën marramendëse prej 25 milionë eurosh, shkruan “Kapital”.

Sipas hulumtimeve të kësaj gazete, rritja është alarmante edhe në nivel mujor. Në muajin shkurt është evidentuar rritje të borxhit për 5,6% në krahasim me muajin e mëparshëm. Në fund të vitit 2009, klinikat dhe spitalet kanë pasur borxh gjithsej 11,7 milionë euro, dy herë më pak se tash.

Por edhe përkundër rritjes frapante të borxheve, as Ministri Nikolla Todorov, as drejtoresha e Fondit për sigurim shëndetsor, Maja Parnaxhieva – Zmejkova, e as drejtorët e klinikave nuk ndjehen përgjegjës për situatën e tillë, komenton “Kapital”. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button