Dha dorëheqje anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi

Pas dorëheqjes së kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarëve të tjerë, Violeta Duma dhe Igor Milev, sot ka dhënë dorëheqje edhe anëtari i propozuar nga BDI, Subhi Jakupit, njofton Portalb.mk.

“Po është e vërtetë se  kam dhënë dorëheqje”, konfirmon shkurt për Portalb.mk, Jakupi.

Dorëheqjet vijnë pas shumë reagimeve në opinion, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

Para disa ditëve në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button