OKB, Koreja e Veriut shpall fitoren politike dhe ushtarake ndaj SHBA-së

Koreja e Veriut ka shpallur një fitore politike dhe ushtarake ndaj SHBA-së, gjatë një mbledhjeje urgjente në OKB, transmeton Syri.net.

Të dërguarit e Kim Jong-un akuzuan Uashingtonin se po përpiqet të shmangë vëmendjen nga krizat politike brenda vendit, duke përdoruar Phenianin.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi të hënën mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kore, me kërkesën e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Takimi erdhi disa ditë pasi Pheniani lëshoi një raketë balistike.

Misioni i përhershëm i Koresë së Veriut në OKB ishte i zemëruar, duke argumentuar se Perëndimi po përdor çështjen e të drejtave të njeriut si pretekst dhe se regjimi ka fituar ushtarakisht dhe politikisht.

“Është një veprim i dëshpëruar i forcave armiqësore, të cilat kanë humbur konfrontimin politik dhe ushtarak me Korenë, sepse jemi bërë një shtet i fuqishëm i armëve bërthamore”, thanë përfaqësuesit e Kim Jong-un

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button