fbpx

Çfarë nuk duhet të ndajnë çiftet e pamartuara

Nëse nuk jeni akoma të martuar, do të jeni më të lumtur nëse merrni vesh që ka disa gjëra që nuk jeni të detyruara të ndani me partnerin. Sido që të jetë puna dhe nëse jetoni bashkë dhe të ndarë, duhet të bëni kujdes dhe t’i shënoni disa limite, duke e ruajtur privatësinë.

Paratë
Puna e parave është një çështje e sikletshme, mbi të gjithash nëse keni pazare të përbashkëta si një kafshë shtëpiake ose faturat. Kini kujdes: një nga shkaqet e para të divorcit në Amerikë sot janë pikërisht paratë. Prandaj duhet të keni kujdes nëse nuk jeni akoma të martuar, bëni bashkë paratë që shërbejnë për pazarët dhe për çështje të tjera.

Fjalëkalimi
Nëse jeni një çift i ri me siguri mendoni të shkëmbeni fjalëkalimet në mënyrë për të fituar besimin e njëri-tjetrit. Duhet të dini që nuk është kështu, keni apo nuk keni gjëra për të fshehur, nuk është mirë që të keni kësi lloj shkelje privatësie. 

Profili i Facebook-ut
Nëse keni një llogari në facebook dhe nuk i keni vendosur emrin tuaj, evitoni ta ndani me partnerin tuaj! Më mirë të mos keni aspak sesa profili juaj të përmbajë edhe emrin e juaj edhe atë të partnerit.

Çdo njeri ka miqtë e vet 
Është e bukur që të keni miq të përbashkët. Por do ishte mirë që çifti të kishte dhe mundësinë të kultivojë një miqësi individuale. 

Bisedime për ish-et
Lëreni që e kaluara të mbetet e tillë. Sigurisht që ndonjëherë mund t’ju vijë që spontanisht të krijoni idenë të tregoni disa anekdota, mbase është dhe më e këndshme mbi një ish…. por nuk është diçka që i bën mirë lidhjes suaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close