Cërvenkovski, mos jetoni në realitetin virtual që ju servon Gruevski

Parakusht për tu anëtarësuar Maqedonia në NATO dhe BE është stabiliteti politik, zhvillimi i vazhdueshëm  ekonomik, gjyqësia e pavarur, administrata efektive  dhe plotësimi i kushteve për ambient më të mirë biznesi, deklaroi kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski gjatë debatit publik të sotëm të organizuar nga Fondacioni gjerman Fridrih Ebert Shtiftung.

Për fat të keq pikërisht për këto parakushte për anëtarësim, neve kemi vërejtje nga organizmat ndërkombëtarë dhe këtu ngecim. Si rezultat i kësaj Maqedonia nga lider në rajon, tani më po shënon ngecje në rrugën e integrimit, tha Cërvenkovski.

‘Për të parë situatën socio- ekonomike në vend ekzistojnë dy këndvështrime , ai i realitetit virtual që qeveria mundohet të na imponojë, ku Maqedonia është lider në rajon dhe më gjerë, e treta në botë për mundësinë e fillimit të një biznesi, vend me shumë pak borxhe, dhe një ndër vendet me rritjen më të madhe në Evropë gjatë vitit 2012.  Ndërsa cili është realiteti i zymtë, Maqedonia është vend lider në Ballkan për nga papunësia, me 31.8 për qind, ndërsa niveli i varfërisë është 30.8 për qind’, tha Cërvenkovski.

‘Maqedonia është vend ku Sindikata e punëtorëve bashkë me qeverinë e festojnë ditën e punëtorëve, në vend se të protestojë, sot jetojmë në një situatë ku janë bllokuar 62 mijë llogari fiskale të firmave dhe qytetarëve, ndërsa borxhi që ka shteti nga kompanive është sekreti më i madh shtetëror. Më shumë se 350 milion euro janë dhënë në projektin Shkupi 2014’, tha Cërvenkovski.

Deputeti gjerman me prejardhje kroate Josip  Juratoviç tha se Maqedonia duhet të ndjek shembujt e vendeve fqinje që u anëtarësuan në NATO dhe BE,  ato tani më kanë më shumë investime të huaja se sa kanë planifikuar.

‘Tek ne në Bundestag kishte një delegacion nga Maqedonia që na prezantoi një fushatë , me të cilën na thanë  investoni në Maqedoni neve kemi pagat më të ulëta,  të dhënat më të ulëta sociale,  por ju pyes sa investime serioze keni nga Gjermania për shkak të kësaj fushate, kam frikë se nuk ka asnjë , investuesit gjerman nuk interesohet për tatime, për rroga, kompanitë gjermane e dinë se për të qenë i suksesshëm në Evropë duhet pasur produkt cilësorë, ndërsa produkti i mirë bëhet vetëm me punëtorë të trajnuar mirë dhe të paguar mirë, kjo është formula, tha deputeti gjerman me prejardhje kroate, Josip Juratoviç.

Organizator të debatit publik ishin fondacioni gjerman Fridrih Ebert Shtiftung dhe Instituti për social-demokraci Progres. Panelistë nga Maqedonia, Gjermania, ekonomistë dhe bankierë diskutuan se a duhet të kryhen reformat para se Maqedonia të hyjë në këto organizata apo për këtë të pritet anëtarësimi një herë. Ata dhanë shembuj nga anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në BE, si dhe përvojat e Kroacisë e cila vitin e ardhshëm bëhet pjesë e BE-së. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button