Erler: Dritarja e zgjidhjes së emrit është mbyllur, fokusi vihet mbi krizën greke

“Dritarja” e zgjidhjes së problemit me emrin kundrejt Samitit të radhës të NATO-s është mbyllur. Fokusi do të vihet në tejkalimin e krizës në Greqi, për shkak të cilës askush tani nuk do të jetë i gatshëm që të bëjë trysni mbi Athinën për zgjidhjen e kontestit, vlerëson Gernot Erler, deputet në Budestag dhe zv/shef i grupit parlamentar i socialdekomratëve.

“Në rend dite në Çikago, tema e zgjerimit nuk do të bëhet fjalë me sqarimin zyrtar se për zgjerimin e planifikuar nuk ka shtete të mjaftueshme të gatshme. Ka më shumë aspirantë, në mesin e të cilave janë edhe Maqedonia. Por, parakushtet nuk janë plotësuar, sikur edhe më herët është debati i rëndë rreth emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ky është shkaku, aq më shumë kur dihet se zgjidhja para Çikagos nuk është në dukje, deklaroi Erler për Dojçe Vele duke komentuar gjendjet para samitit të Aleancës në Çikago.

Ai u përgjigj edhe në atë nëse mbetja e Maqedonisë në afat të papërcaktuar në pritje të NATO-s sjell terren të përshtatshëm për terrorizëm, ai u përgjigj.

“Nuk e di nëse kushtet e tilla politike të jashtme me të vërtetë janë zgjidhje për tensionet e brendshme. Jam i shqetësuar nga lajmet e muajit të kaluar për ndodhitë në Maqedoni, rritjen e tensioneve të brendshme ndëretnike mes pjesës sllave dhe shqiptare, që sollën deri te dhuna. Këto nuk janë lajme të mira. Por, nuk mund të supozoj se ka lidhje me anëtarësimin në NATO, për shkak se anëtarësimi në Aleancë nuk i përmirëson, as që mundëson kësilloj vështirësish dhe tensione, komentoi Erler.

Ai është kategorik se ekziston interesim i madh që kontesti rreth emrit përfundimisht të zgjidhet, duke theksuar përpjekjet e kongresmenëve të cilët kërkuan angazhimin edhe të presidenti Obama. Por, momentalisht kur Greqia, edhe eurozona janë tërësisht të preokupuar me fatin e vendit, valutën e përbashkët dhe trysninë e madhe sociale, fakt është se kontesti me emrin do të ngec.

“Parimisht dritarja e mundësive, që kjo çështje të zgjidhet, është mbyllur dhe tani me siguri tërë vëmendja do të orientohet drejt tejkalimit të krizës në Greqi, komenton Erler, deputet në Bundestag dhe nnjohës i mirë i Ballkanit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button