ASHAM kërkon që vendi të anëtarësohet në NATO me referencën IRJM

Janë plotësuar të gjitha kushtet, që në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago apo në cilën do mbledhje të ardhshme të përfaqësuesve zyrtar të NATO-s, Republikës së Maqedonisë ti bëhet ftesë për anëtarësim nën referencën IRJM. Kështu shprehen akademikët e Akademisë maqedonase të shkencës dhe arteve.

“Me respektimin e vendimit të Gjyqit ndërkombëtar të Drejtësisë se Republika e Greqisë nuk mund të ndalojë anëtarësimin e saj” thuhet në  komunikatën e ASHAM.

 “Me qëndrimin e tillë NATO do të jep kontribut vendimtar për përfundimin e negociatave mes dy shteteve, për stabilizimin dhe zhvillimin më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë, për zhvillim më të shpejtë të marrëdhënieve të saja me Republikën e Greqisë dhe për stabilizim të rajonit” shkruhet në komunikatë.

Nga ASHAM janë me qëndrim se “zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Greqisë është interes prioritar i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe shkon drejt zgjerimit dhe thellimit të interesave të përbashkëta ekonomike dhe të tjera, duke hapur mundësi të mëdha edhe për bashkëpunim kulturor e shkencor, në të cilën na bashkon fakti që jetojmë në një rajon që është djepi i civilizimit dhe kulturës moderne”.

„ Dëshirojmë posaçërisht të theksojmë se po pengohet veprimi i faktorëve kyç për zhvillimin shoqëror – shkenca, arsimi dhe kultura, të cilat për këtë shkak nuk janë plotësisht të integruar në hapësirën e vetme evropiane të dijes, hulumtimit dhe zhvillimit multikulturor dhe po përballen me kushte të rënduara për bashkëpunim ndërkombëtar në sferën e shkencës dhe kulturës” thuhet në komunikatë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button