Dieta dy ditore e fundjavës që ju kthen në formë

Ndiheni të lodhura për këtë javë pune që po kalon? Mbrëmje të lodhshme, stres, ushqim i keq…Trupi ynë dhe sidomos organizmi është i mbushur me ushqime jo shumë të shëndetshme. Ne do ju kthejmë në formë në dy ditë me trajtimin tonë për pastrimin e organizmit.

Janë shumë në modë, trajtimet për pastrimin e organizmit (detox), të cilat janë dhe të ndryshme por të gjitha kanë të njëjtin qëllim – pastrimin e organizmit. Ne nuk po flasim pra për çështje dobësimi,por që të rigjeni formën tuaj.

Në përgjithësi këto trajtime bëhen gjatë fundjavave , kur vendosim të rrimë të qetë në shtëpi. Për pastrimin e organizmit duhet të përdorim një agjërim jo shumë strikt, por dhe të shkurtër, për të mos na lodhur shumë. Disa janë me bazë perimesh, të tjera me bazë frutash.Objektivi i tyre është të stimulojë  funksionin tuaj të pastrimit, rikthimit në formë të organizmit, sidomos pasi gjatë një periudhe që kemi abuzuar me ushqimin (festa ose në punë duke ngrënë vakte të shpejta).

Gjatë këtyre dy ditëve nuk duhet të bëni sforcime të medha: lexoni një libër që ju pëlqen, dëgjoni muzikë! Për të ndihmuar kështu relaksimin e trupit, mund të bëni gjithashtu dhe një masazhë të vogël.

Të shtunën
Pas zgjimit, pini një gotë të madhe me lëng limoni të ngrohtë, pra përgatisni lëng limoni dhe ujë të ngrohtë dhe pijeni atë ngadalë.
Para se të vijë dreka, pini një gotë me lëng frutash të freskëta (mollë ose lëng portokalli) dhe hani një tas të vogël me tagji duke i shtuar qumësht soje. Pini gjitashtu një gotë me çaj të gjelbër.
Në drekë, përgatisni një pjatë me perime të ziera duke i shtuar lëng portokalli dhe vaj ulliri me një copë buke të thekur dhe një frut.

Mbasdite pini një gotë me lëng frutash të freskëta.
Në darkë bëni një pjatë me supë. Konsumoni 100 gr mish (pulë pa lëkurë) dhe pak oriz, i shoqëruar me perime të ziera. Si embelsire hani një frut.

Të dielen
Në mëngjes, njëlloj si të shtunën, përgatisni një gotë me ujë dhe me limon të ngrohtë.
Në mesditë pini një gotë me lëng molle të freskët dhe një gotë me çaj të gjelbë. Konsumoni gjithashu një tas me molla të prera dhe rrush të thatë.
Në drekë: Konsumoni te njëjtën gjë që konsumuat në drekë të shtunënNë darkë: Pini lëng molle dhe konsumoni atë ngadalë.

Ditëve në vijim mundohuni të hani si normalisht, por duke ruajtur pak të njejtën mënyrë të të ushqyerit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button