Menduh Thaçi- Nuk ka radikalizëm islamik në Maqedoni

Çështja për islamin radikal nuk është diçka e re, por varësisht nga ndodhitë, përdoret për të marrë poenë politike, thotë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. 

“Mund të them me plot përgjegjësi se në Maqedoni nuk ka islam radikal, ndërsa deklarata e Ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska se kryerësit e vrasjes në Smillkovcë është qesharake, por gjithashtu edhe tragjike dhe e njëjta shërben për të frikësuar publikun” thotë Thaçi në intervistën e tij për Radio Evropa e lirë e cila do të emetohet të dielën .

Sipas Thaçit, ngjarjet pas vrasjes janë skenar i koalicionit qeverisës.

“Partnerët e koalicionit të na aktrojnë pak tension, të na bindin se jemi në rrezik, ta bindin ose ta detyrojnë bashkësinë ndërkombëtare që të mos na pranojnë në NATO. Kur e kuptuan se këto punë mund të bëhen shumë serioze, urdhëruan që personat që janë etiketuar nga manifestimet e tilla të tërhiqen”, thotë Thaçi në intervistën për Radio Evropa e lirë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button