Guardiola dhe dëshirat tjera të Liverpoolit

Pep Guardiola është trajneri më i dëshiruar i pronarëve të Liverpoolit për të pasuar Kenny Dalglishin në stolin e Liverpoolit. Guardiola duket të jetë prioriteti i parë për “Fenway Sport Group” të cilët janë në kërkim të një trajneri të duhur për gjigandin anglez.

Pronarët e Liverpoolit do të nisin bisedimet në orët e ardhshme me Pep Guardiolën të cilit mund ti ofrojnë një kontratë joshëse. Nëse bisedimet me Guardiolën dështojnë atëherë Liverpool ka disa alternativa tjera të cilat po fliten shumë në mediat angleze.

Roberto Martinez (Wigan), Brendan Rodgers (Swansea), Alan Pardew (Newcastle), Andres Villas Boas, Frank Riijkard dhe Louis Vaan Gaal janë emrat tjerë që fliten për postin e Liverpoolit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button