Mediatori Nimic: Çështja e emrit me Greqinë mund të zgjidhet vitin e ardhshëm

Çështja për emrin mund të zgjidhet vitin e ardhshëm, deklaroi ndërmjetësi Methju Nimic pas bisedimeve të sotme në Bruksel me përfaqësues të Maqedonisë dhe të Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, transmeton MIA.

“Pas kaq viteve, nuk ekziston emër i ri magjik që mund të paraqitet  nga askund dhe ta zgjidhë çështjen. Zgjidhja do të gjendet me vullnet politik dhe diplomaci të mirë”, tha Nimic.

Sipas ndërmjetësit, përfundimisht edhe në Greqi edhe në Maqedoni është përmirësuar klima për çështjen e emrit. Bisedimet e sotme në Bruksel, siç theksoi kanë kaluar në atmosferë të mirë. Paralajmëroi se bisedimet do të intensifikohen në periudhën e ardhshme me takime të reja në Nju-Jork në janar, shkurt dhe mars.

“Kuptohet se ka çështje të vështira për të dyja palët, por do të përpiqemi t’i zgjidhim në muajt e ardhshëm”, deklaroi ndërmjetësi i KB-së.

Nimci vlerësoi se qeveritë në Athinë dhe Shkup zgjidhjen e çështjes për emrin e vendosin lartë në agjendat e tyre dhe kanë për qëllim edhe më tej të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

Nimici nuk tregoi nëse në takim ka dalë me propozim të ri.

Raundi i sotëm i bisedimeve për emrin në Bruksel u mbajt pas një pushim prej tre vjetësh.



 

Çështja për emrin mund të zgjidhet vitin e ardhshëm, deklaroi ndërmjetësi Methju Nimic pas bisedimeve të sotme në Bruksel me përfaqësues të Maqedonisë dhe të Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, transmeton MIA.

“Pas kaq viteve, nuk do të paraqitet emër i ri magjik. Zgjidhja do të gjendet me vullnet politik dhe diplomaci të mirë”, tha Nimic.

Sipas ndërmjetësit, përfundimisht edhe në Greqi edhe në Maqedoni është përmirësuar klima për çështjen e emrit.

Nimici nuk tregoi nëse në takim ka dalë me propozim të ri.

Raundi i sotëm i bisedimeve për emrin në Bruksel u mbajt pas pushimit prej tre vjetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button