Van Baalen: Maqedonia është në pozitë të drejtë për kontestin me emrin

Evroparlamentari Johanes Van Baalen tha se bashkësia ndërkombëtare është e bindur se Maqedonia është në pozitë të drejtë në kontestin me emrin me Greqinë.
 
Në pyetjen gazetareske drejtuar Ministrit Poposki nëse duhet të zhvillohet referendum me qëllim që të bindet bashkësia ndërkombëtare për pozitën e Maqedonisë, ndërhyri Van Baalen, duke thënë se nuk ka nevojë për referendum që të binden ndërkombëtarët.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk ka nevojë për argument shtesë. Ne nuk kemi nevojë dhe nuk dëshirojmë emër të ri për vendin tuaj. Nëse nuk je pjesë e zgjidhjes, je pjesë e problemit, kështu që shteti që vazhdon ti thotë JO anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE bëhet pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Shteti juaj çdoherë ka qenë shumë i hapur, ju çdoherë jeni të gatshëm për bisedime, kështu që nuk ka nevojë të na bindni neve, sepse ne jemi të bindur në pozitën tuaj, e cila është e drejtë.”

Ndërkohë Ministri Poposki përsëriti se Maqedonia nuk ka nevojë për një Samit që të bëhet anëtare e NATO-s. Ai shtoi se në Samitin e Çikagos do të konfirmohet pozita konstruktive e Maqedonisë drejt NATO-s, dhe nënvizoi se “një prej shteteve anëtare të NATO-s” në mënyrë të paligjshme e bllokon integrimin e Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button