fbpx

EKSKLUZIVE: Skandal në Aeroportin e Beogradit, policia serbe ‘anulon’ vulat e Kosovës

Një skandal i pa precedent ka ndodhur dje në Aeroportin ndërkombëtar të Beogradit. Të gjithë udhëtarëve të huaj, të cilët në pasaportat e tyre kanë pasur vula doganore të Republikës së Kosovës, autoritetet serbe u kanë vendosur vulën ‘ponishteno’ me ç’rast kanë tentuar të anulojnë vulat e një shteti tjetër, në këtë rast Kosovës të cilën Beogradi nuk e njeh.

Lajmi bëhet i ditur nga dy shtetas të Maqedonisë të cilët dje kanë kaluar transit nga Aeroporti i Beogradit. Për Portalb ata shpjegojnë se nuk kanë ditur se vulat kosovare në pasaportat e tyre janë anuluar deri sa këtë a kanë vërejtur rastësisht.

‘Autoritet serbe nuk na treguan se janë duke shfuqizuar vulat e Kosovës. Gjatë kontrollit të rregullt unë dorëzova pasaportën dhe askush nuk më informoi se përveç vulave të daljes nga aeroporti i Beogradit, policia serbe kishte ‘vulosur’ edhe vulat doganore të Kosovës’ deklaroi një qytetarë shqiptar që deshi të ngelet anonim.

‘Pasaporti që mban një qytetar i një vendit është pronë e qeverisë së atij vendi, dhe unë nuk kam parë apo dëgjuar se një shtet mund të prek një pasaportë të një shtetasi të huaj’, thotë një qytetarë shqiptar i Maqedonisë, i habitur nga ky veprim i policisë serbe.

Në vazhdim publikojmë disa nga vulat kosovare në pasaporta të qytetarëve të Maqedonisë, të cilat autoritetet serbe i kanë ‘shfuqizuar’, duke u vënë vulën serbe ‘ponishteno’. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close