Prezantohet korniza inovative e PC-ve që kursen hapësirë

Cryorig është gati të hyjë në tregun e kornizave të kompjuterëve personal me një dizajn të ri inovativ, të quajtur Taku PC.

Cryorig Taku PC dhe korniza ITX janë në procesin e zhvillimit që dy vjet, ndërsa qe një vit në këtë projekt mori pjesë edhe kompania Lian Li, transmeton Koha.net.

Taku PC paraqet një dizajn hibrid inovativ, i cili nuk zë shumë hapësirë dhe mbi të cilin mund të vendoset monitori dhe korniza ITX e kompjuterëve personal. Përparësitë e një sistemi të tillë janë të dukshme – dizajni Taku kursen shumë hapësirë te tavolina e punës apo kudo qoftë tjetër.

Gjithashtu, Cryorig Taku PC ka hapësirë për procesor deri në 280 mm, për pajisjen e furnizimit me energji SFX ose SFX-L, pllakën kryesore të formatit ITX dhe deri në tre hardisqet (HDD: 1 x 3.5-inç dhe 2 x 2.5-inç).

Taku PC mund të mbajë një monitor të rëndë deri në 15 kilogramë dhe ka një sirtar për instalim të lehtë të komponentëve të kompjuterit.

Cryorig planifikon që Taku PC-në ta sjellë në SHBA, Japoni dhe Tajvan nga ky muaj, ndërsa në tregjet tjera nga fillimi i vitit 2018 me çmim prej 299 dollarë.

auto_2a216908-cf8f-4f37-af2c-ff56b2ba35751512988867

auto_02_top_sh_taku1512988866

auto_cryorig-taku1512988871

auto_cryorig-taku-pc-case-11512988874

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button