Angjushev: Qytetarët do të mund të përzgjedhin nga kush do të furnizojnë energji

Me sjelljen e ligjit të ri për energjetikë, qytetarët do të kenë përzgjedhje cilën do energji ta marrin në tregun e lirë nga cili do furnizues në Maqedoni, paralajmëroi zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Koço Angjushev në konferencën e sotme për shtyp, transmeton MIA. 

Ai theksoi se me ndryshimet e Ligjit do të tejkalohen interesat kontradiktore në pjesën e gazit dhe energjisë elektrike dhe do të kënaqen të gjitha direktivat nga pakoja e tretë e BE-së.

Për Propozim-ligjin sot u mbajt debat publik në Odën ekonomike me Asociacionin energjetik të Maqedonisë në pjesën e rrymës. Nesër do të vijojë debat publik në pjesën e naftës dhe gazit, ndërsa të mërkurën do të ketë debat publik në Qeveri. Pastaj ligji duhet të kalojë në procedurë qeveritare dhe do të dorëzohet në Kuvend.

Angjushev pret që deri në fund të muajit mars të përfundojë procedura e rregullt kuvendore për sjelljen e ligjit dhe pastaj jepet afat prej nëntë muajve që të përzgjidhet furnizuesi universal i cili do të ketë marrëveshje prej pesë viteve për furnizim dhe ta ndjekë deri në fund të vitit 2018 tërë liberalizimin e tregut energjetik në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button