Kosovë, vendosen viza për Rusinë dhe Kinën

Republika e Kosovës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të vendosë regjim të vizave për 86 shtete të botës, ndërsa në këtë regjim të vizave do të hyjnë edhe Kina e Rusia.

Gazeta “Epoka e Re”, ka siguruar listën e shteteve për të cilat do të vlejë regjimi i vizave, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme i ka klasifikuar në dy grupe. Në grupin e parë janë përfshirë gjithsejtë 72 shtete, kurse në të dytin 14 shtete.

Në listën e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave ka të atilla, të cilat e kanë njohur Kosovën, por ka edhe prej atyre që nuk e kanë njohur dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, siç janë Rusia dhe Kina.
Nga 86 shtet sa janë gjithsej në listën e regjimit të vizave, asnjëra prej tyre nuk është anëtare e BE-së.

Përzgjedhja e shteteve, për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, si dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit.

Ja disa shtete, të cilave i është vendosur regjimi i vizave, Afganistani, Algjeria, Angola, Armenia, Bangladeshi, Benini, Burundi, Gana, Guinea-Bisau, India, Indonezia, Iraku, Irani, Jemeni, Liberia, Libia, Nigeria, Nigeri, Republika e Afrikës Qendrore, Rusia, Siera Leone, Siria, Somalia, Togo, Vietnami, Turkmenistani, Zambia, Zimbabve, Bregu i Fildishtë, Butani, Egjipti, Ekuadori, Madagaskari, Republika Domenikane, Senegali, Surinami, Xhamajka, etj. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button