Vujanoviq nga Tirana: Marrëveshja për demarkacionin me Kosovën është punë e kryer

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ia ka bërë qartë të ditur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se Marrëveshje e kufirit me Kosovën për vendin e tij është çështje e kryer.

Sipas tij, çështja e Marrëveshjes së Demarkacionit është mbyllur.

Gjatë një konference për media ai ka thënë se Marrëveshja është ratifikuar në Mal të Zi dhe ka shumicën në Kosovës dhe se tani kjo është vetëm një çështje e brendshme e Kosovës.

“Marrëveshja është e mbyllur. Është ratifikuar në Mal të Zi dhe ka shumicën në Kosovë. Kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Duhet të llogaritet që Brukseli ia ka vënë kusht Kosovës këtë çështje. Sa më parë të zgjidhet kjo punë. Mirëpo, Kosova do ta zgjidhë ashtu siç duhet”, ka thënë ai.

Kreu i shtetit Ilir Meta, u përgjigj në njërën nga pyetjet më aktuale  në Shqipëri, për çështjen e përzgjedhjes së kryeprokurorit shtetëror, pasi që aktuali Adriatik Llalla i kaloi mandati, ndërsa për çka pushteti dhe opozita nuk mund të arrijnë marrëveshje.

Meta tha, se duhet zbatuar Kushtetuta dhe dialogu mes aktorëve kryesorë.

“Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj. Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë”, është shprehur Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button