fbpx

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit për djegien e flamurit të Maqedonisë

Gjykimi ndaj Mynir Ismailit, në Gjykatën Themelore të Strugës, është shtyrë për seancën e radhës e cila është konvokuar për më 7 qershor, u vendos dje nga kjo Gjykatë.

Shtyrja e gjykimit është bërë me kërkesë të vetë palës së akuzuar. Mynir Ismaili, nga fshati Shum i Strugës, akuzohet për djegien e flamurit shtetëror të Maqedonisë, përpara godinës së komunës së Strugës,vepër e konsumuar më 23 janar të këtij viti.

Mynir Ismaili, fill pas këtij akti për mediat deklaroi, se veproi në këtë mënyrë si shenjë revolte ndaj fyerjeve dhe thirrjeve antishqiptare, në stadiumet dhe sallat sportive të vendit, sidomos i irrituar dhe provokuar nga parullat dhe thirrjet në kor kundër shqiptarëve në Kampionatin Evropian të hendbollit që u zhvillua në fillim të këtij viti në Serbi deklaronte atëherë ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close