Çiçek vizitoi Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Turqisë, z. Xhemil Çiçek gjatë vizitës së tij në Maqedoni dje vizitoi Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, ku u prit nga udhëheqësia, stafi akademik dhe studentët e këtij universiteti.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Çiçek theksoi se ndjehet krenar me të arriturat e deritanishme të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, sidomos me faktin se ky Universitet po kontribuon rëndësishëm në kultivimin e raporteve të shkëlqyera të popullit turk me popujt tjerë të Ballkanit dhe paraqet një urë e përforcimit të bashkëpunimit mes tyre.

Ai theksoi se Turqia arsimimin e gjeneratave të reja e ka vendosur në majë të prioriteteve shtetërore dhe të njejtin qëllim po e përhap edhe në vendet ku ajo ka ndikim duke ndihmuar dhe investuar në sferën e arsimit dhe shkencës, e i tillë është rasti edhe me Maqedoninë.

Kryeparlamentari turk Çiçek iu përgjigj edhe pyetjeve të studentëve në temën e integrimit të Maqedonisë në NATO, qëndrimit të Turqisë ndaj zhvillimeve në Siri, ndryshimeve kushtetuese në Turqi, etj. Në fund, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Hyner Shenxhan i ndau Kryeparlamentarit Çiçek plaketë në shenjë falënderimi për përkrahjen dhe vizitën që i bëri Universitetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button