Me strip do t’i largojmë fëmijët nga lojërat kompjuterike, thonë nga “Bunker”

“Duam që ta zhvillojmë shprehinë e leximit te fëmijët dhe te adoleshentët dhe t’i largojmë nga lojërat, nga tabletat dhe kompjuterët”, tha Vlladimir Bitolanu nga libraria-strip “Bunker” që këto ditë e botoi romanin grafik “Ëndrra e lojërave olimpike” nga Rajnhard Kllajst, njofton Portalb.mk.

Kllajst është një ndër autorët më të theksuar gjerman nga gjenerata e re me një numër të madh të romaneve grafike, të botuara nga shtëpitë botuese më me renome në Gjermani. Libri është i përkthyer në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

“Gjetëm njerëz shumë të sjellshëm, të përgatitur për bashkëpunim dhe ndihmë, që nuk është çdoherë rast me shtëpitë botuese, kemi pasur arsye që të besojmë se më vonë do kemi bisedime me shtëpitë botuese tjera. Bëhet fjalë për një ndër shtëpitë botuese më me renome në Gjermani, me 60-vjet traditë”, tha ai.

Romani në dy muajt e parë do të shitet me çmim promotiv prej 390 denarë, ndërsa më vonë do të jetë 550 denarë.

“Ëndrra e lojërave olimpike” është shkruar në vitin 2015 dhe e tregon tregimin jetësor të sprinteres nga Somalia, Samia Jusuf Omar nga kërcënimet e islamistëve ekstrem në vendin e saj, përmes pjesëmarrjes në Lojërat olimpike 2008 në Pekin, si nga vdekja tragjike në anijen e mbushur me emigrant para bregut në Maltë, duke e ndjekur ëndrrën – pjesëmarrjen në Lojërat olimpike në Londër 2012.

“Shpresoj se ky libër do ta reflektojë Samijan dhe se tregimi i saj do ta ngrejë vetëdijen tonë për faktin se pas lajmeve për krizën e emigrantëve qëndrojnë ëndrra njerëzore”, tha se Kllajst në hyrjen e romanit.

“Ëndrra e lojërave olimpike” deri tani është përkthyer në gjuhën angleze, franceze, kineze, sllovene dhe në gjuhën çeke.

Nga “Bunker” janë të kënaqur me interesin e opinionit për librin dhe shtuan se duan që ta risin ofertën e stripeve në gjuhën maqedonase dhe ta zgjerojnë interesimin e stripeve, të duan të lexojnë libër të mirë, të shohin film dhe foto të bukur.

“Duam ta thyejmë stereotipin për stripat si një mjet i lirë argëtimi”, tha Bitolanu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button