Elizabeta II kritikohet për drekën e saj

Dreka e 60-vjetorit të ngjitjes në pushtet të Elisabetës II ka ngjallur polemika të shumta në shtypin britanik, jo vetëm prej bojkotit të Mbretëreshës Sofia të Spanjës për shkak të çështjes së sovranitetit të Gjibraltarit, por edhe për listën e debatueshme të të ftuarve. 

Midis disa emrave polemizues të ftuar në ceremoninë solemne në Kështjellën e Winsdor, spikat Mbreti i Zvazilandit, Mswati III dhe Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa al-Khalifa, të akuzuar secili për abuzim me të drejtat e njeriut dhe abuzim me fondet.

Derisa Mbreti i Bahreinit është duke u përballur me protesta të përgjakshme në vend, me demonstruesit që kërkojnë më shumë të drejta civile dhe demokraci, kreu i shtetit të Afrikës Jugore i lejon vetes dhe 13 grave të tij një stil jetese luksoz, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë vuan nga uria, prej të cilës vdesin çdo vit dhjetëra mijëra shtetas.
Një kritik i shoqërisë civile, Peter Tatchell, deklaroi në mediat angleze se “Mbretëresha ka grumbulluar një grup tiranësh mbretërorë për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm”.

”Nëpërmjet ftesës së këtyre njerëzve, Mbretëresha tregoi se ndan një sistem vlerash të shtrembëruar me atë sistem që i referohet shumica dërrmuese e shtetasve britanikë”, theksoi Tatchell. 

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Britanisë ka publikuar një deklaratë, në të cilën shkruhet se takimi në “Buckingham Palace” do të shërbejë për të debatuar mbi një sërë çështjes me interes dypalësh me Mbretinë e Bahreinit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button