Paraburgim për “shpëtimtarin” e Ziadin Selës, Abdylfetah Alimin

Gjykata Penale ka caktuar paraburgim 30-ditor për ish sigurimin e Kuvendit të Maqedonisë, Abdylfetah Alimi i cili në opinion u bë i njohur pasi që kishte shpëtuar deputetin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Selën, njofton Portalb.mk.

Masa e parabrugimit për Alimin vjen pasi që më 28 nëntor të 2017-s, Prokuroria Publike ka hapur procedurë për sulmin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

LEXO: Kështu u tërhoq zvarrë Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë, dëshmon njeriu që shpëtoi jetën

Albdylfetah Alimi është pjesë e 36 personave të cilët akuzohen nën veprën penale “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Përndryshe, ditë më parë Gjykata e Apelit caktoi tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake për deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët poashtu akuzohen nën veprën penale të njëtë sikurse Alimi.

LEXO: Sulmi i 27-prillit, të arrestuarit e sotëm mund të dënohen më së paku me një dekadë burg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button