Maqedoni, rruga – shtëpia e hidhur e të pastrehëve (I)

Shumë kujtime nga fëmijëria dhe rinia e lidhin Severxhan Sejfullën për shtëpinë e vjetër në Çair. Atë shtëpi e ka blerë babai i tij në vitin 1957, vetëm gjashtë vite para se të lindte ai. Në këtë shtëpi është rritur së bashku me vëllain e tij dhe katër motrat e tija. Në moshën 32 vjeçare martohet, nga e cila martesë ka një bir. Por, shkurorëzohet pas një viti.

Nga ky moment, jeta e Severxhanit fillon të merret një kah të mbrapshtë. Pas dy vjetësh ka vdekur edhe babai i tij, i cili e ka ndihmuar financiarisht atë për të mbijetuar në shtëpinë e vjetër plot me kujtime. Shtëpia e vjetër ka filluar të rrëzohej së bashku me planet e Severxhanit, me ç’rast ai ka filluar të kërkonte një kulm mbi kokë për të përjetuar.

Ai ka fituar një përkrahje nga motrat e tij të cilat jetojnë në Manastir, por pasi kanë vdekur edhe ato, ai ka filluar të endet nëpër rrugët e Shkupit.

U përpoqëm ta sillnim në Belgjikë. Por, nuk kishte fat”, tregon kushërira e tij Lejla Ademov, e cila banon në Belgjikë.  

Rruga ishte pikërisht vendi ku Severxhani i kaloi çastet e fundit të jetës së tij plot me fatkeqësi dhe padrejtësi. Atje para disa muajsh u vra në rrethana të pasqaruara, të cilat ende janë objekt i hetimeve policore.

Më 16 mars 2017, MPB-ja, siç transmetuan atëherë mediumet, publikoi një njoftim për vrasjen e një personi të pastrehë.

SPB-ja Shkup ka parashtruar një kallëzim penal kundër personit 19 vjeçar M. Z. nga Shkupi për shkak të “vrasjes” dhe për këtë shkak nga ana e gjykatësit për veprën e mëparshme kundër tij është caktuar masa “konfiskimi i pasaportës dhe ka obligim të paraqitet çdo ditë në stacion policor”.

Më 1 dhjetor rreth 15 minutash pas mesnate personi 52 vjeçar S. S. nga Shkupi, derisa ka shkuar nëpër trotuarin e bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit”(Sveti Kliment Ohridski) është goditur me një copë begatoni në pjesën e prapme të kokës nga ana e sulmuesit, i cili ka ngarë biçikletë”. 

Nga goditja në kokë shkupjani është rrëzuar në trotuar dhe ka mbetur të shtrirë në tokë, ku është gjetur nga një pjesëtar i njësisë policore Alfa”, thuhet në njoftimin e policisë.

PERSONI I PASTREHË ËSHTË VRARË NË ZËNKË ME GODITJE NGA NJË SEND JO I MPREHTË

Severxhani u vra brutalisht në qendër të Shkupit. Nga deri më tani gjoja, motive të pakonfirmuara.

Nga MPB-ja, prokuroria, gjykata thonë se rasti për personin e pastrehë Severxhan Sejfulla ende nuk është mbyllur. Por, përveç zhvillimit të ngadalshëm të hetimit, këto institucione po vonojnë edhe me përgjigje të sakta për pyetjet e SCOOP-it për këtë storje.

Ai ka kaluar dimrin e fundit të jetës së tij në pikën e Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Dragana Llazarevska nga kjo organizatë humanitare konfirmon se ai është strehur në pikën e personave të pastrehë.

Ai gjatë gjithë periudhës së dimrit ishte strehur në pikën e personave të pastrehë. Me mbikëqyrje për konsumimin e alkoolit, si dhe marrjen e terapisë adekuate mjekësore, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar në masë të madhe. Vrasja e këtij personi të pastrehë ka ndodhur pasi ai u largua nga pika e personave të pastrehë“, thotë Llazarevska.

Për rastin është njoftuar edhe Komiteti i Helsinkit, Uranija Pirovska, kryetare e kësaj organizate, thotë se ka shumë gjëra të panjohura për atë se si ka mbetur Sejfulla person i pastrehë dhe pse është vrarë.

Nuk kemi informata të sakta se si dhe pse Severxhan Sejfulla ka mbetur person i pastrehë. Shihej se ai njeri nuk është analfabet, se dikur ka jetuar në kushte të ndryshme, se ka pasur një jetë normale. Si ka ardhur që të përfundojë në rrugë, ne nuk e kemi të qartë”.  

Pirovska shton se personat e pastrehë shumë shpesh janë në një gjendje të rëndë psikike dhe të alkoolizuar. Është shumë e nevojshme, thotë ajo, “që të miratohet një ligj për strehim social që të mund të marrin strehim personat e pastrehë”. 

SA KUSHTON JETA E NJË PERSONI TË PASTREHË?

Mosveprimi i institucioneve dhe heshtja e opinionit për rastin e vrasjes së personit të pastrehë Severxhan Sejfulla hedhin në sipërfaqe pyetjen se a kanë vlerë njerëzit pa adresë?

Ekipi i gazetarëve të SCOOP-it ka grisur “këpucët e hekurt” për t’ia prezantuar opinionit Procesverbalin të cilin e kanë bërë në vendin e ngjarjes inspektorët e policisë K. G. dhe E. T. për hetimet e gjakut, të marrë përgjigjet nga Prokuroria dhe të bëjë një kontroll në Gjykatë nëse është nisur ndonjë procedurë ligjore.

Hetimi po duket ka ngecur. I kemi pritur një kohë shumë të gjatë përgjigjet nga MPB-ja, Prokuroria, Gjykata. A do të ndihmojë së paku Ligji për qasjen e lirë deri te informatat?

Duke vepruar sipas këtij ligji, nga Ministria e Punëve të Brendshme megjithatë erdhi një përgjigje me shkrim të nënshkruar nga ndihmës-ministri Jordan Llajmanoski, në të cilën lidhur me pyetjen e rastit të Severxhanitqëndron:

Sa i përket Pyetjes suaj për vrasjen e personit me inicialet S. S., Ju informojmë se i njëjti person ka paraqitur vendin e banimit dhe nuk është evidentuar si person i pastrehë. Pas masave të ndërmarra nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup është parashtruar një kallëzim penal kundër një kryerësi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për një vepër të kryer penale “vrasje””.  

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup në pyetjen e SCOOP-it se a është hapur dhe deri ku është formimi i lëndës për rastin e vrasjes së personit të pastrehë Severxhan Sejfulla, u përgjigjën shkurt:  

Për lëndën për të cilën shkruhej veprohet në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup. Prokurori kompetent publik ndërmori veprime të shumta dhe mblodhi prova të shumta materiale në drejtim të zbardhjes së ngjarjes penale juridike. Pritet ardhja e Raportit nga ekspertiza e ardhshme. Pastaj, pas shqyrtimit dhe analizimit të provave të grumbulluara, do të merret aktvendimi i prokurorit publik”.

SCOOP-i kërkoi edhe përgjigje shtesë për atë se nga kush Prokuroria Themelore Publike e Shkupit “po pret ardhjen e Raportit nga ekspertiza e ardhshme“. Këtë herë përgjigja nuk erdhi.

Në përgjigjen e Gjykatës Themelore Shkup 1, të kërkuar sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informatat, qëndron:

Gjykata, duke vepruar sipas kërkesës, ka marrë vendim për të ju mundësuar qasje deri te informacioni i kërkuar, por duke pasur parasysh sistemin AKMIS në të cilin punon kjo gjykatë, në të njëjtin nuk mund të kërkohet nëpër të dhënat për personat e dëmtuar, siç keni shkruar në kërkesë, por vetëm nëpër të dhënat për personat e akuzuar, të cilët janë palë në procedurë “.

Nga ekipi i gazetarëve të SCOOP-it Gjykata kërkon të dërgojë “të dhëna për personin e akuzuar” që të mund në këtë bazë ta gjejnë numrin e lëndës dhe t’i dërgojnë  të dhënat e kërkuara. Por, edhe prej atje nuk ka përgjigje nëse nga prokuroria në gjykatë ka arritur fare një akt prokuroria apo ndonjë akt tjetër për viktimën Severxhaan Sejfulla dhe nëse në këtë akt është shkruar identiteti e të akuzuarit për vrasjen e të pastrehut të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button