Serbët e Mitrovicës paralajmërojnë protestë

E ashtuquajtura Komuna e Mitrovicës, në veri të këtij qyteti, ka paralajmëruar për sot në mesditë protesta të reja të serbëve, si reagim ndaj arrestimit të një serbi nga ana e policisë së Kosovës.

37-vjeçari Miljkoviç u arrestua dje si i dyshuar për pjesëmarrje në shkatërrimin e vendqëndrimeve të policisë, e cila ishte vendosur në lagjen “Tre rrokaqiejt” dhe pas sulmit terrorist mbi familjen Haradinaj, ku vdiq kryefamiljari i saj, Selver Haradinaj.

Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button