Gruevski përfundoi së lavdëruari para zyrtarëve kinez, sot kthehet

Me prezantimin e mundësive për investime në Maqedoni në forumin e biznesit në Hong Kong sot përfundon vizita e delegacionit qeveritar në Republikën Popullore të Kinës. Në kuadër të vizitës, kryeministri Gruevski do të realizojë një takim me Donald Cang, shef ekzekutiv i Rajonit të specializuar administrativ të këtij qyteti. 

Mundësitë për investime në Maqedoni dje u prezantuan para biznesmenëve në Shangai nga 150 kompani kineze. Kryeministri Gruevski në fjalimin e tij në forumin e biznesit u bëri thirrje biznesmenëve të Kinës ta vizitojnë Maqedoninë dhe të binden në vend për dobitë që Maqedonia ua ofron kompanive, duke shtuar se Qeveria çdoherë do të jetë në dispozicion për t’u dalë para investitorëve dhe të japë mbështetjen e interesave të tyre.

Delegacioni qeveritar përbëhet nga zv.kryeministri i detyruar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i investimeve të huaja Vele Samak dhe drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovimi i eksportimit Visar Fida. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button