Rama: Berisha don ta sigurojë Jozefinën presidente!

Në një reagim në faqen e tij zyrtare, kryetari i opozitës shqiptare, Edi Rama, ka theksuar se nuk është ai dhe Partia Socialiste që po bllokojnë integrimin e vendit. Madje sipas tij krejt e kundërta është e vërtetë.

Rama tha se është Shqipëria në fakt që po kërcënohet për të mos marrë për herë të tretë statusin e kandidatit për shkak të palës tjetër.

“Kryeministri thotë: Rama kërcënon me bllokim! E vërteta është se ne i kërkojmë kryeministrit të mos kërcënojë Shqipërinë duke rrezikuar statusin e kandidatit për Jozefinën!”, tha Rama duke nënkuptuar se nga PD po përgatitet emri i kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli si kandidate për Presidente të Republikës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button