DPHM: Është rritur niveli i ujit të Vardarit

Niveli i ujit të Vradarit në të gjitha vendet e matjes është më i madh nga mesatarja për dhjetorin dhe shënon rritje në krahasim me ditën e djeshme, posaçërisht në Jegunovcë ku niveli është rritur për pothuajse gjysëm, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Nivel më të lartë të ujit nga i zakonshmi për këtë muaj kanë edhe Treska afër Makedonski Brodit dhe Drini i Zi afër Lozhanit, ndërsa nivelin i lumenjve tjerë në vend është nën mesataren shumëvjeçare.

Nivelet e ujit në lumenjtë natyror, megjithatë, janë në suaza të mesatares, ndërsa niveli i Liqenit të Ohrit është për 15 centimetra më i lartë nga minimumi i lejuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button