Bexheti në Manastir, vetë do të kontrollojë të burgosurit

Pas të dhënave të fundit që u publikuan në media se të paraburgosurit e rastit “Monstrum” janë të keqtrajtuar nga ana e gardianëve të burgut të Manastirit, ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, sot në ora 13.00 do ta vizitojë burgun e Manastirit, ku do të njihet për së afërmi me rastin në fjalë. 

Ministri Bexheti do të realizojë takim me drejtorin e burgut, ku njëherit do të bisedoj për punën në këtë institucion si dhe për rastin e të paraburgosurve në fjalë.  

Në medie dolën spekulime se ka gjasa që Bexheti të shkarkojë drejtorin e burgut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button