Personat me aftësi të kufizuara – të aftë për punë

Në Kumanovë ka filluar fushata, e cila do ti nxisë punëdhënësit të angazhojnë në ndërmarrjet e tyre, persona me aftësi të kufizuara.

 Nga shoqata për persona me aftësi të kufizuara “ Poraka “thonë se kjo kategori e qytetarëve mundet të kyçet në procesin punues. Kjo u konstatua edhe gjatë një tribune të mbajtur në lokalet e Komunës së Kumanovës. Deri tani personat me aftësi të kufizuara janë punësuar në të ashtuquajturat Shoqata mbrojtëse. Në të ardhmen këta persona duhet të aftësohen nëse nuk munden të realizojnë proces të tërësishëm të punës në ndonjë ndërmarrje, që të kenë angazhim që i përgjigjet aftësive të tyre .

Deri tash janë shtruar kërkesa për ndryshimin e ligjeve ekzistuese . Janë mbajtur seminare për pedagogë , punëtorë social e defektologë. Dy seminare janë mbajtur në Kumanovë kurse katër në Bullgari.

Ministria për punë dhe politikë sociale përkujdeset për personat me aftësi të kufizuara deri në moshën 18 vjeçare, kurse në Kumanovë tashmë 7 vite ekziston qendra ditore.

Ndryshe, projekti për aftësimin e personave me aftësi të kufizuara realizohet në bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button