Veto-ja e Greqisë për Maqedoninë do të përsëritet

Greqia ka vendosur sërish t’i vendosë veto Maqedonisë në anëtarësimin e saj në NATO. 
Ndryshe nga Samiti i Bukureshtit ku ata bllokuan Maqedoninë në mënyrë implicite, këtë herë janë bërë publike qëndrimet e presidentit Karlos Papulias pas takimit me udhëheqësit e partive politike greke ku janë pajtuar që Greqia të vendos veto për pranimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e Çikagos. 

“Pranimi i Maqedonisë nuk është në agjendën e Samitit, por nëse bëhet ndonjë përpjekje që kjo çështje të vendoset në rend dite, atëherë përfaqësuesit grekë duhet të vendosin veto” kanë kërkuar liderët grekë në këtë takim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button