Bonaventura shpëton Gatuson dhe…Milanin

Bonaventura është heroi i Milanit dhe ai që e shpëtoi Gatuson nga një tjetër figurë e keqe në krye të Milanit, transmeton Top Channel.

Dy gola të shënuar nga mesfushori i kuqezinjëve, përkatësisht në secilën pjesë të takimit, i thanë fitoren 2-1 Milanit përballë Bolonjës.

Bonaventura gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të dhe u duk se Bolonja do të ishte një ndeshje e lehtë për Milanin. Por Verdi prishi festën në minutën e 23-të dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në të dytën, duhej sërish Bonaventura, që në minutën e 76-të gjeti golin e dytë personal dhe atë të tri pikëve të para të Gatusos, që nis të marrë frymë më lirshëm pas debutimit zhgënjyes ndaj Beneventos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button