Policia e gatshme për protesta eventuale

Policia sot do të jetë e pranishme në teren nëpër Shkup, që të parandalojë incidente nëse shqiptarët përsëri dalin në protesta pas namazit të xhumasë.

Demonstrata nuk priten për shkak se nuk ka paralajmërime nëpër rrjete sociale, e as nuk është paralajmëruar protestë në polici.

Ditëve të fundit të gjithë ndërkombëtarët kanë apeluar të protestohet qetë. Partia e Ali Ahmetit u shpreh pro protestave ndërsa ajo e Menduh Thaçit ishte kundër.

Para dy ditësh përfaqësues të bashkësive fetare dërguan mesazh të përbashkët – besimtarët të mos iniciojnë tensione dhe të mos përdorin fenë si arsyetim për dhunë, për shkak se feja thërret në paqe dhe mirëkuptim.

Si masë parandaluese dhe indikator që mos të ketë më protesta mund të jenë edhe 15 paditë kundër pjesëmarrësve në demonstratat. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button