Maturantët sot luajnë kadril

Maturantët e vendit sot duke luajtur kadril, për herë të gjashtë do të kyçen në manifestimin ndërkombëtar “Parada e maturantëve”.

Në Shkup, ata do të nisin lojën nga Muzeu i qytetit të Shkupit dhe do të vazhdojnë në rrugën “Maqedonia”, ndërsa më tutje nga rruga “Dimitrija Çupovski” do të kalojnë në portën “Maqedonia”.

Pjesa ceremoniale do të mbahet në sheshin “Maqedonia” në orën 12.00.
Këtë vit pritet që të kyçen prej 2.000 deri 2.500 maturantë nga Shkupi, Struga, Ohri, Resnja, Gjevgjelia dhe Strumica. 

Këtë manifestim do ta hapë kryetari i qytetit të Shkupi, Koce Trajanovski, me çka do të bartë mesazh për eliminimin e dhunës. Pritet që te mbajë fjalim edhe euro-komisari Aivo Orav. 
Gjatë kohëzgjatjes së manifestimit pritet që komunikacioni në qendrën e qytetit përkohësisht të ndërpritet. 

Në këtë manifestim ndërkombëtar Maqedonia u bashkëngjit në vitin 2007./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button