Komuna e Sarajit shpërndan 30 vendime të përhershme për arsimtarët

Komuna e Sarajit ka shpërndarë 30 vendime pune të përhershme për të punësuarit nëpër shkollat fillore. Për vendime të  punësuarit kanë pritur me vite të tëra. 

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati tha se komuna që drejton ai, ka për obligim ligjor dhe kombëtar që të ofrojë kushte më të mira dhe një proces edukativo arsimorë sa më cilësorë.

“Komuna e Sarajit dhe administra e saj komunale angazhohet për një arsim sa më cilësorë dhe efikas. Arsimtarët në këtë drejtim japin një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, që është edhe obligim institucional dhe kombëtar.  Ne, si komunë jemi të përkushtuar dhe angazhohemi që të krijojmë kushte dhe investojmë në infrastrukturën e shkollave.   Duke punuar në këtë drejtim dhe duke vlerësuar situatën me Drejtorët e shkollave, në bashkëpunim me zëvendësministrin e arsimit dhe shkencës, vendosëm që të shpërndajmë këto vendime  të punës, duke zgjidhur njëherë e përgjimonë statusin e arsimtarëve”, tha Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati.   

Ata të cilët morën vendimet e punës shprehen mirënjohje ndaj komunës dhe siguruan se do të kryejnë obligimet e tyre duke dhënë kontributin në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button