Muarem vishet kuqezi te Flamurtari

Futbollisti shkupjan Muarem Muarem  ka zyrtarizuar kalimin e tij te skuadra e Flamurtarit të Vlorës, me të cilët ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, e  ku trajner është Shpëtim Duro, strategu i cili njeh shumë mirë futbollin e ekipeve të ballkanit, duke e ditur se ishte edhe pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Futbollisti 29 vjeçar i cili karrierën e tij e kishte filluar të FC Shkupi, sipas mediave në Shqipëri kalon në kampionatin e Superligës si futbollisti më i shtrenjtë.

Muarem i bashkohet futbollistëve të tjerë nga Maqedonia të cilët këtë sezon janë në numër të konsiderueshëm në superioren shqiptare.

Muarem ka shënuar paraqitje edhe për reprezentacionin e Maqedonisë, ndërsa përpos ekipeve të Aktobes dhe Rabotniçkit, ka veshur edhe fanellën e Karabakut në Azarbejxhan dhe Orduspor e Eskishehirit në kampionatin e Turqisë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button